The Telegraph: Gary Lineker javën tjetër rikthehet në BBC
Legjenda e futbollit, Gary Lineker pritet të rikthehet në emisionin e famshëm britanik "Match of the Day" për ndeshjet e radhës të FA Cup pas disa bisedimeve me BBC-në.
62-vjeçari u largua nga puna pasi bëri disa postime në rrjetin social "Twitter" me qëndrim politik, ku anglezi mbrojti refugjatët.
Sidoqoftë, “The Telegraph” raporton se Gary është në bisedime që disa ditë me BBC-në dhe pritet të rikthehet një ditët e ardhshme.
Një burim i brendshëm i tha Telegraph: “Tim Davie (shefi i BBC-së) ka qenë i qartë se ai dëshiron të zgjidhë situatën dhe ta shohë prezantuesin e MOTD përsëri në transmetim.
“Gary dhe përfaqësuesit e tij kanë qenë në bisedime për disa ditë dhe këto janë në vazhdim”.
Rreth orës 12:30 të së dielës, ai u pa duke shëtitur qenin e tij jashtë shtëpisë së tij në Barnes, Londra Perëndimore.
I pyetur nëse ai donte të punonte ende në BBC ose nëse ishte në bisedime me drejtorin e përgjithshëm për të ardhmen e tij, ish-ylli anglez thjesht tha: "Nuk mund të them asgjë".
Më saktësisht, për çfarë arsye u largua nga puna Lineker?
Lineker ka qenë në qendër të vëmendjes pasi kritikoi politikën e qeverisë për azilkërkuesit me një postim në Twitter.
Ish-kapiteni i Anglisë shkroi "Zot i qiellit kjo është e tmerrshme" në përgjigje të një video-mesazhi nga sekretarja e shtëpisë, Suella Braverman në lidhje me ndalimin e njerëzve që kalonin Kanalin me varka të vogla.
Prezantuesi televiziv u sfidua më pas për pozicionin e tij dhe e përshkroi gjuhën e përdorur nga qeveria si "jo të ndryshme nga ajo e përdorur nga Gjermania në vitet '30".
