The Telegraph: Cristiano Ronaldo mund të largohet nga Manchester United në janar
Sulmuesi Cristiano Ronaldo është duke shikuar mundësinë e largimit nga Manchester United në afatin kalimtar të janarit, me trajnerin Erik ten Hag që nuk do të ndërhyjë nëse ndonjë ofertë arrin.
Man United u akuzua që nuk tregoi respekt për Ronaldon, nga ish kapiteni i klubit Roy Keane, që nuk i pëlqeu deklarata e Ten Hag i cili thoshte se nuk e la të zhvillonte portugezin “shkaku i respektit për karrierën e tij të madhe”.
Ndërsa, Ronaldo ishte tejet i zemëruar duke shikuar Unitedin nga stoli e tani sipas “The Telegraph” po shpreson që të largohet në afatin kalimtar të janarit.
Ten Hag ka qenë shumë i kujdesshëm sa herë ka qenë fjala për Ronaldon, por tani raportohet se është i hapur ta lejojë të largohet nëse ndonjë ofertë bëhet gjatë afatit dimëror.
Ronaldo ishte i interesuar që t’i bashkohej një skuadre që i ofron minuta në Ligën e Kampionëve, por mori një ofertë konkrete vetëm nga një klub në Arabinë Saudite, Al Hilal.
Sidoqoftë, ish ylli i Real Madridit mbetet profesionist i madh pavarësisht që nuk është i lumtur me situatën. Ai shpreson që të zhvillojë më shumë minuta para Kupës së Botës që zhvillohet muajin tjetër.
Ronaldo ishte titullar vetëm në humbjen 4:0 ndaj Brentford, e që atë kohë ka luajtur vetëm 80 minuta në Premierligë.
Pesë herë fituesi i Topit të Artë qëndroi në stol ndaj Cityt, me Anthony Martial që ishte inkuadruesi i fundit dhe realizoi dygolësh.

Ronaldo dhe bashkëlojtarët e tij të skuadrës në United dukeshin të mërzitur kur arritën në “Carrington” këtë mëngjes përpara një takimi, në të cilin Ten Hag u kërkoi lojtarëve dhe stafit të mos kishin frikë të shtriheshin me njëri-tjetrin. Ten Hag e konsideroi veten fajtor për humbjen dhe inkurajoi lojtarët të shprehnin kritikat dhe shqetësimet e tyre.
“Është derë e hapur, kjo paraqitje është e papranueshme. Si skuadër dhe individë, do ta kritikojmë njëri-tjetrin dhe pastaj të mësojmë dhe duhet të bëjmë më mirë duke nisur nga ndeshja e radhës”, raportohet të ishin fjalët e teknikut holandez
Ten Hag dëshiron që marrëveshjet e reja të fitohen me punë
Ronaldo është një ndër tetë lojtarët që përfshin David de Gea, Marcus Rashford, Luke Shaw, Fred dhe Diogo Dalot që iu skadojnë kontratat, por kanë opsion edhe për vitin 2024.
Mirëpo, trajneri Ten Hag ka kërkuar nga bordi drejtues që të presin për kontratat e reja, derisa lojtarët ta tregojnë kualitetin.
Tekniku holandez dëshiron të dijë më shumë për skuadrën për gjashtë javët e ardhshme para Kupës së Botës, para se të nis të vendos mbi të ardhmen e tyre.
