The Athletic zbulon prapaskenat: Mbappe do të fitojë më pak se ajo që i ishte ofruar në vitin 2022 nëse zgjedh Realin
Sulmuesi Kylian Mbappe do të fitojë më pak para financiarisht nëse i bashkohet Real Madridit në verë, në krahasim me ofertën që e refuzoi në vitin 2022.
Francezi kishte një marrëveshje në parim para dy viteve me madrilenët, por vendosi ta refuzojë duke rinovuar me PSG-në.
Mbappes në vitin 2022 i ishte ofruar një bonus nënshkrimi prej 130 milionë eurove si dhe paga prej 26 milionë eurove në vit. Megjithatë, këto vlera do të jenë më të ulëta nëse i bashkohet këtë verë si agjent i lirë.
Real Madrid i ka vendosur ultimatum 25-vjeçarit deri në mesin e muajit janar për të marrë vendimin përfundimtar.
Sidoqoftë, kjo nuk nënkupton që Real Madrid ka “zvogëluar interesimin” pasi fituesi i Kupës së Botës do të bëhet menjëherë lojtari më i paguar në skuadër.
Real Madrid po bën çmos për ta blerë francezin, e tëra kjo shkaku i presidentit Florentino Perez që e admiron lojtarin dhe ka pasur kontakte direkt me të që disa kohë.
Raporti i mediumit të besueshëm britanik shton se gjatë këtyre bisedave Mbappe i ka thënë Perezit se dëshiron të luajë për Real Madridin, ndërsa tani është koha për të vendosur.
⚡️ Excl. ⚡️
— Mario Cortegana (@MarioCortegana) January 7, 2024
Kylian Mbappe already knows how much Real Madrid are prepared to pay to sign him this summer
The terms are lower than in 2022 but KM would still be the highest paid player in the squad by far
More details at @TheAthleticFC https://t.co/Vv7vmPYGO3
Në anën tjetër, te Real Madrid ka shumë dyshime mbi zgjedhjen që do të bëjë francezi sepse oferta e PSG-së është shumë herë më e lartë në anën financiare. Thuhet se lojtari merr hiç më pak se 75 milionë euro përfshirë bonuset.
Kësisoj, Real Madrid pret që Mbappe të bëhet lojtari i radhës që të refuzojë ofertat më të larta financiare siç kanë bërë yjet si Jude Bellingham, Aurelien Tchouameni, Antonio Rudiger dhe Edouardo Camavinga.