The Athletic: Mason Mount preferon Man Unitedin - NACIONALE

The Athletic: Mason Mount preferon Man Unitedin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Mesfushori i Chelseas, Mason Mount është i interesuar t'i bashkohet Manchester Unitedit dhe bisedimet mes dy klubeve pritet të nisin së shpejti, kështu se paku raporton mediumi më i besueshëm anglez "The Athletic".

E ardhmja e anglezit që disa muaj është në dyshime pasi kishin ngecur bisedimet për rinovimin e kontratës, që i skadon në fundin e sezonit tjetër.

Mediumi në fjalë thotë se tani edhe klubet e tjera të interesuara janë në dijeni që Mount preferon kalimin në "Old Trafford", gjithnjë nëse largohet nga Chelsea.

Man United momentalisht e ka prioritet nënshkrimin me një sulmues por gjithashtu do të synojnë ta mbyllin një marrëveshje me Mount, edhe pse problemi kryesor vazhdon të jetë dyshimet për presidentët e rinj.

Trajneri i ri i Chelseas, Mauricio Pochettino e do Mount si pjesë të skuadrës për sezonin tjetër, gjë që lë pak optimizëm për klubin londinez. Mirëpo, gjithçka do të varet nëse arrihet marrëveshja mes dy palëve për rinovimin e kontratës për plan afatgjatë, që s'ka ndodhur që nga vera e kaluar kur u nisen negociatat.

Interesim për Mount kanë shprehur edhe Liverpooli, Bayern Munich dhe Arsenal, kjo e fundit shkaku që Mikel Arteta dëshiron një mesfushor që luan në krahun e majtë.

Duke folur para udhëtimit te United, Frank Lampard hezitoi të komentojë situatën e Mount. "Nuk e di. Nuk është përgjigja ime aty. Është ndërmjet Masonit dhe klubit".

Masoun është produkt i akademisë së Chelseas dhe ka bërë 195 paraqitje që kur debutoi në vitin 2017, duke shënuar 33 gola.

Ai gjithashtu ka zhvilluar 36 paraqitje për kombëtaren e Anglisë në "Euro 2020" dhe Kupën e Botës "Katar 2022".

Lajme të ngjashme