The Athletic: Eden Hazard të dielën përshëndetet me Real Madridin - NACIONALE

The Athletic: Eden Hazard të dielën përshëndetet me Real Madridin

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi Eden Hazard është afër që të largohet nga Real Madridi.

Sipas “The Athletic”, belgu duket se ka vendosur ta ndërprejë bashkëpunimin me gjigantin madrilen pavarësisht që s’ka vendosur për të ardhmen.

Raporti shton se zyrtarzimi mund të ndodh edhe të shtunën mbrëma.

Hazard pritet t’i jep lamtumirën Real Madridit në “Santiago Bernabeu” të dielën me Real Madridin që e pret Athletic Clubin në ndeshjen e fundit të La Liga-s.

Kontrata e futbollistit skadon në vitin 2024 dhe donte të vazhdonte qëndrimin por Real Madridi i kërkoi të largohet, prandaj edhe u gjend marrëveshja.

Për ish yllin e Chelseas opsion i mundur është edhe pensionimi por deri me tani nuk ka vendosur përfundimisht.

Që nga muaji mars “Los Blancos” i kanë kërkuar Hazardit të largohet, pavarësisht dëshirës së lojtarit për të treguar kualitetin.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe gazetari italian Fabrizio Romano që shkroi se Hazard nuk ka ndonjë lidhje të mirë as me trajnerin Carlo Ancelotti që do të mbetet në krye edhe për edicionin 2023/24.

Lajme të ngjashme