Testet mjekësore priten sot, Casemiro arrin marrëveshje personale me Manchester Unitedin - NACIONALE

Testet mjekësore priten sot, Casemiro arrin marrëveshje personale me Manchester Unitedin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Manchester United është shumë pranë të mbyll marrëveshjen për të nënshkruar me yllin e Real Madridit, Casemiro, i cili ditën e premte pritet të kryejë testet mjekësore.

Një ofertë për 30-vjeçarin është dërguar te Real Madrid me gjigantin anglez që do të paguajë 60 milionë euro plus 10 milionë euro bonuse për ta sjellë lojtarin në "Old Trafford".

Real Madrid nuk do t'i qëndrojë në rrugë brazilianit nëse dëshiron të largohet, me "Athletic" që raporton se ka pranuar marrëveshjen për katër vite me një opsion për të pestin.

Marrëveshja ende nuk është plotësisht e kryer, por pritet të finalizohet gjatë ditës së premte me Realin që i ka dhënë leje brazilianit të udhëtojë në Mançester që të përfundojë testet mjekësore.

United do ta bëjë Casemiron një ndër lojtarët më të paguar në skuadër dhe përafërsisht do t'ia dyfishojë pagën, ku raportohet të jetë mes 350 mijë deri te 410 mijë euro në javë.

Sipas raportimeve në Brazil, zgjidhja e Casemiros është për arsye sportive pasi e sheh United si një ndër klubet e pakta që mund t'i jep një sfidë të re pasi ka fituar gjithçka gjatë kohës te suksesshme te Real Madrid.

Ndërkohë, Man United vazhdon të fokusohet me nënshkrime pasi trajneri Erik ten Hag është i dëshpëruar edhe për disa lojtarë të tjerë.

"Djajtë e Kuq" kanë humbur dy ndeshjet e para në Premierligë ndaj Brighton, respektivisht Brentford duke pësuar gjashtë gola dhe mos shënuar asnjë, derisa do të përballen me rivalin e përbetuar, Liverpool të hënën e ardhshme.

Thuhet se United dëshiron që Casemiro të regjistrohet sa më parë që të mund të luajë ndaj Liverpoolit, por një gjë e tillë është shumë e vështirë të ndodh.

Ndërkohë, synimet e Man United në këtë afat veror janë edhe një mbrojtës i krahut të djathtë dhe një sulmues.

Ylli i Ajaxit, Antony ishte në listën e Ten Hag gjatë gjithë verës, por oferta prej 80 milionëve thuhet se është refuzuar.

United është pesimist për nënshkrimin me brazilianin, andaj tani është i fokusuar për të transferuar yllin e PSV-së, Cody Gakpo.

Lajme të ngjashme