Terzic i kundërpërgjigjet Ancelottit me formacion sulmues
Finalja e Ligës së Kampionëve po afron. Borussia e Dortmundit do të përballet me Real Madridin brenda më pak se një orë në Wembley të Londrës, me gjigantin gjerman që tashmë ka publikuar formacionin startues.
Borussia Dortmund nuk e ka fituar Ligën e Kampionëve nga sezoni 1996/97, titulli i vetëm për këtë skuadër në këtë garë dhe sot ata synojnë të bëjnë një befasi të ëmbël.
Pasi Carlo Ancelotti publikoi më herët formacionin me skemën 4-3-1-2, tani Edin Terzic është kundërpërgjigjur një renditje tejet sulmuese.
Formacioni startues i Borussia Dortmundit
Gjermano-kroati, Terzic, për finale ka vendosur të luajë me formacionin e tij të zakonshëm 4-2-3-1, me Fullkrug të vetëm në sulm.
Borussia Dortmund (4-2-3-1): Kobel; Ryerson, Hummels, Schlotterbeck, Maatsen; Can, Sabitzer; Sancho, Brandt, Adeyemi; Fullkrug.
📄 Unsere Startelf für das #UCLFinal! 💛#UCL pic.twitter.com/xox5xl2bgX
— Borussia Dortmund (@BVB) June 1, 2024
Ndeshja finale fillon nga ora 21:00 dhe zhvillohet në Wembley të Londrës, ku Slavko Vincic do të jetë gjyqtari kryesor i takimit.