Real Madridi e publikon formacionin për finalen e Ligës së Kampionëve
Finalja e Ligës së Kampionëve po afron. Real Madridi do të përballet me Borussia Dortmundin brenda pak orëve në Wembley të Londrës dhe Mbretërit tashmë kanë publikuar formacionin startues të finales.
Los Blancos do ta synojnë titullin e 15-të në histori të klubit në garën më të fortë evropiane për skuadra, por a do të ketë Dortmundi aq fuqi sa t'i ndalojë ata, këtë do ta mësojmë sot.
Carlo Ancleotti ka përdorur të gjithë 'artilerin' e tij për këtë ndeshje, ku Thibaut Courtois është nga minuta e parë në këtë takim.
Formacioni startues i Real Madridit
Trajneri italian ka preferuar skemën që e përdori më shpesh gjatë këtij sezoni, pra 4-3-1-2, ku Jude Bellingham do të jetë prapa dy sulmuesve si Vinicius Jr dhe Rodrygo.
Real Madrid (4-3-1-2): Courtois; Carvajal, Rudiger, Nacho, Mendy; Valverde, Camavinga, Kroos; Bellingham; Rodrygo dhe Vinicius Junior.
📋✅ ¡Nuestro 𝗫𝗜 inicial para la final!
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) June 1, 2024
🆚 @BVB#UCLfinal | #APorLa15 pic.twitter.com/2B4HyEtdNa
Në anën tjetër, homologu i tij, Edin Terzic, akoma nuk e ka bërë të ditur 11-shen startuese të tij.
Ndeshja finale fillon nga ora 21:00 dhe zhvillohet në Wembley të Londrës, ku Slavko Vincic do të jetë gjyqtari kryesor i takimit.