Përballja e Wembleyt: A mundet Dortmundi i 'nënvlerësuar' ta rrëzojë gjigantin e Ligës së Kampionëve, Real Madrid? - NACIONALE

Përballja e Wembleyt: A mundet Dortmundi i 'nënvlerësuar' ta rrëzojë gjigantin e Ligës së Kampionëve, Real Madrid?

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Real Madridi e kërkon titullit e 15-të të Ligës së Kampionëve në historinë e klubit sot, por a do të arrijë Borussia Dortmund ta ndalojë superfuqinë spanjolle dhe ta marrë trofeun e dytë të garës më prestigjoze për klube?

Sot zhvillohet finalja e shumëpritur e Ligës së Kampionëve, në Wembley të Londrës. Real Madridi që më parë e ka fituar 14 herë këtë garë shihet si favoriti kryesor, ndërsa Dortmund është befasia e ëmbël e këtij edicioni.

Real Madridi ka qenë një forcë dominuese në Ligë të Kampionëve, me histori që nuk e ka as për afër asnjë klub tjetër, por edhe me skuadër të mbushur me talente siç do ta ketë edhe sot. Me skuadër shumë të fortë, histori të provuar e pas eliminimit të Manchester Cityt e Bayern Munich, normalisht që konsiderohen favorit.

Në anën tjetër, Dortmund ka treguar aftësinë e saj, duke bërë me dije që nuk janë rastësisht në këtë pozitë, pasi kaluan 'Grupin e Vdekjes' dhe rrugës për në finale eliminuan skuadra si Atletico Madrid e Paris Saint-Germain.

Ndeshja premton të jetë një takim emocionues, me të dyja skuadrat me lojtarë të talentuar dhe një shpirt të fortë ekipor. Carlo Ancelotti i Real Madridit, katër herë fitues i Ligës së Kampionëve si trajner, do të përballet me Edin Terzic të Dortmundit, i cili po kërkon të bëjë histori duke u bërë trajneri i dytë gjerman që fiton Ligën e Kampionëve me këtë skuadër pas Ottmar Hitzfeld në sezonin 1996/97.

Skena është vendosur për një finale emocionuese dhe tifozët në mbarë botën do të presin me padurim rezultatin e kësaj ndeshjeje të shumëpritur. A do të bëjë Real Madridi histori dhe do të fitojë titullin e tyre të 15-të, apo do të bëjë Dortmundi një tronditje të madhe dhe do të fitojë kurorën e dytë të Ligës së Kampionëve? Bota do të duhet të presë deri në orët e vona të ditës së sotme për ta zbuluar këtë.

Përballja zhvillohet në Wembley të Londrës, duke filluar nga 21:00, me sllovenin Slavko Vincic që do ta drejtojë takimin.

Lajme të ngjashme