Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Carabao Cup: ‘spikat’ Chelsea – Newcastle - NACIONALE

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Carabao Cup: ‘spikat’ Chelsea – Newcastle

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Chelsea ndaj Newcastle United është kryederbi i çerekfinales së Carabao Cup, derisa Liverpoolin e pret një sfidë jo e lehtë ndaj West Hamit.

Everton në anën tjetër do të përballet me Fulhamin në “Goodison Park” derisa skuadra e Ligës së Parë Port Vale është kundër Middlesbrough.

Chelsea arriti në tetë më të mirat falë golave ndaj Benoit Badiashile dhe Raheem Sterling, që vulosen fitoren 2:0 ndaj Blackburn Rovers në “Stamford Brdge”.

Newcastle ndërkohë ‘shpartalloi’ kampionin në fuqi Manchester United me një fitore bindëse 0:3 në “Old Trafford”.

Liverpool më shumë mund eliminoi Bournemouthin falë një eurogoli të Darwin Nunez, derisa West Ham bëri befasinë duke mposhtur Arsenalin.

Kësisoj, çiftet çerekfinale duken kështu:

Everton – Fulham

Chelsea - Newcastle United

Port Vale – Middlesbrough

Liverpool – West Ham

Çerekfinalet e Carabao Cup do të nisin nga 18 dhjetori, derisa janë pa ndeshje kthyese pra fituesit avancojnë direkt në gjysmëfinale.

Lajme të ngjashme