Ten Hag tregon arsyet se pse Bruno është kapiten i përsosur për Manchester Unitedin - NACIONALE

Ten Hag tregon arsyet se pse Bruno është kapiten i përsosur për Manchester Unitedin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri i Manchester Unitedit, Erik ten Hag, ka vlerësuar në maksimum aftësitë e Brunos Fernandesit për të udhëhequr skuadrën, duke thënë ndër të tjera se ai është një shembull për të gjithë skuadrën e tij.

Bruno Fernandes tani është pothuajse rregullisht me shiritin e kapitenit në krah për djajtë e kuq në çdo ndeshje të sezonit 2022/23, me Ten Hag duke që e përdor kapitenin e parë të klubit, Harry Maguire, vetëm në rast të mungesës së dyshes Varane – Martinez.

Trajneri holandez ka folur shumë për energjinë e Fernandes në fushë dhe sesi portugezi po e udhëheq vazhdimisht ekipin me një shembull të paparë.

Erik ten Hag Manchester United

Duke folur me gazetarët, trajneri i Manchester United tha: "Së pari si kapiten, ai është një shembull në fushë me energjinë që jep. Ai është kaq i rëndësishëm për ekipin në qasjen tonë taktike dhe në lojën kur ndryshojmë nga sulmi në mbrojtje apo anasjelltas.

"Ai është një shembull i shkëlqyer. Ai mund të përputhet dhe të përballojë standardet e ngarkesës që janë vërtet të larta dhe mund të marrë shumë minuta. Ai është një shembull i shkëlqyer për të gjithë në skuadër."

Bruno Fernandes Manchester United Barcelona pre-match 2022-23

Mesfushori portugez është një nga lojtarët që ka pasur një vazhdueshmëri në formë për një kohë të gjatë për djajtë e kuq dhe ka qenë jashtëzakonisht i gjithanshëm këtë sezon. Ai ka luajtur në 35 ndeshje në të gjitha garat deri më tani, duke shënuar shtatë herë dhe duke dhënë tetë asistime.

Skuadra e Ten Hag është planifikuar të luajë tre ndeshje vendimtare në tetë ditët e ardhshme. Ata fillojnë duke u përballur me Leicester Cityn në Premierligë të dielën, e ndjekur nga ndeshja e tyre e dytë në Ligën e Evropës kundër Barcelonës, ndërsa më pas përballen me Newcastle Unitedin në finalen e Carabao Cup më 26 shkurt.

Lajme të ngjashme