Ten Hag: Rashford një ndër më të mirët në Evropë - NACIONALE

Ten Hag: Rashford një ndër më të mirët në Evropë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri i Manchester Unitedit, Erik ten Hag thotë se gjithnjë e dinte se sulmuesi Marcus Rashford mund ta gjente këtë formë, duke e quajtur si një ndër më të mirët e Evropës.

"Djajtë e Kuq" fituan me rezultat 2:0 ndaj Leeds Unitedit të dielën falë dy golave të vonshëm të Rashford dhe Alejandro Garnachos.

25-vjeçari po e kalon sezonin më të mirë të karrierës, derisa Ten Hag thotë se është një ndër më të mirët e Evropës.

"Ai padyshim është një ndër më të mirët e Evropës. Isha i bindur që nga momenti i parë, shumë i emocionuar që do të punoj me të, mendoja se mund të nxirrja më shumë nga ai".

"Ka shumë aftësi dhe potencial të lartë dhe mund të bëjë edhe më shumë. Kur punon më shumë, do të shënojë edhe më shumë sepse mund të shënojë me të majtën, djathtën dhe me kokë".

"Ai duhet të hyjë në pozicion por edhe skuadra duhet t'ia pasojë ose harkojë topin siç bënë sot".

Ten Hag gjithashtu shtoi se dëshiron që anglezi të mbërrijë në një tjetër nivel duke shënuar 30 gola për sezon, që do ta bënte futbollistin e parë që e mbërrin këtë numër që nga Robin Van Persie para 10 viteve.

Man Unitedin në xhiron e radhës do ta pres derbi ndaj Barcelonës në kuadër të Ligës së Evropës.

Lajme të ngjashme