Ten Hag: Të përfundosh në top katërshe, si ta fitosh një trofe
Manchester Unitedi është rikthyer në vendin që i takon – Ligën e Kampionëve, sipas trajnerit Erik ten Hag, i cili këmbëngul se klubi duhet të përforcohet gjatë verës për të shënuar përparimin e kërkuar.
Unitedi e mposhti 4:1 Chelsean në Old Trafford të enjten për ta siguruar top katërshen në Premierligë një xhiro pa përfunduar sezoni, pasi kishte dështuar të kualifikohej në Ligën e Kampionëve sezonin e kaluar.
Ten Hag pajtohet me vlerësimin e moçëm të Arsene Wenger se ta sigurosh një vend në garën më të madhe evropiane për klube është e barabartë me fitimin e një trofeu.
Megjithatë, ai nuk dëshiron të pushojë dhe tashmë ka kërkuar që skuadra të përforcohet në afatin e verës.
“Ky klub e ka vendin në Ligën e Kampionëve”, tha Ten Hag.
“Të përfundonim në top katërshe ishte synimi kryesor. Gara është e fortë, ka shumë ekipe me lojtarë vetët të mirë, me trajnerë të mirë dhe buxhet të lartë”.
Ai shtoi: “Në këtë çast është maksimumi por ne kërkojmë më shumë dhe unë nuk kam shumë durim. Standardet duhet të rriten. Manchester City po luan futboll të shkëlqyer por ne kemi rrugë të gjatë për të bërë”.
