Ten Hag shpjegon arsyen pse Cristiano Ronaldo mungon ndaj Aston Villas - NACIONALE

Ten Hag shpjegon arsyen pse Cristiano Ronaldo mungon ndaj Aston Villas

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ylli portugez Cristiano Ronaldo ka humbur sfidën ndaj Aston Villas për Carabao Cup shkaku që është i sëmurë, këtë e ka konfirmuar trajneri i Manchester United, Erik ten Hag.

Portugezi nuk është në listën e lojtarëve në 11-shen bazë ose në stol për sfidën që zhvillohet në "Old Trafford", me Anthony Martial që ka nisur si titullar për herën e dytë këtë edicion.

Ten Hag ka shpjeguar arsyet se pse Ronaldo dhe disa të tjerë kanë humbur këtë sfidë.

"Jadon Sancho i sëmurë, Cristiano Ronaldo i sëmurë, Antony i lënduar", deklaroi tekniku holandez për "MUTV".

Për Man United kjo është ndeshja e parafundit para pushimit të Kupës së Botës, derisa të enjten emri i Ronaldos u pa te lista e të ftuarve për Kombëtaren e Portugalisë për Katar pranë dy bashkëlojtarëve të tjerë, si Bruno Fernandes dhe Diogo Dalot.

Ten Hag gjithashtu shtoi se shpreson që Ronaldo të jetë i gatshëm për udhëtimin te Fulham këtë të diele.

"Vështirë të thuhet se si do të shërohet. Nuk jam i shqetësuar aspak", deklaroi shkurtimisht ai.

Ten Hag ka bërë gjashtë ndryshime në formacionin bazë që nga humbja ndaj Villas të dielën e kaluar, me Martin Dubravaka debuton për herë të parë dhe David de Gea që qëndron në stol.

Harry Maguire gjithashtu ishte nga minuta e parë, ndoshta pasi edhe u ftua të Kombëtarja e Anglisë për Kupën e Botës.

Kapiteni i "Djajve të Kuq" deklaroi për "Sky Sports": Jam shumë krenar për vetën dhe familjen time".

"Të përfaqësoj shtetin në Kupën e Botës është arritje për karrierën e secilit prandaj është moment krenar për ne, por jam i fokusuar tani dhe do bëjmë çmos që të avancojmë në raundin tjetër".

Lajme të ngjashme