Ten Hag rregullisht po e viziton gjigantin evropian pas largimit nga Unitedi
Trajneri Erik ten Hag vazhdimisht e ka vizituar Borussia Dortmundin që kur u shkarkua nga pozita e trajnerit të Manchester Unitedit, mirëpo skuadra gjermane nuk planifikon ta shkarkojë Nuri Sahin.
Ten Hag u shkarkua në tetor pas humbjes 2:1 nga West Ham Unitedi, pasi kishin katër disfata në nëntë ndeshjet hapëse.
Tekniku holandez që atëherë nuk ka marrë drejtimin e ndonjë klubi, mirëpo raportohet se vazhdimisht e ka përcjellë Dortmundin.
“Sky Germany” raporton se Ten Hag ishte i pranishëm në humbjen 3:2 të Dortmundit nga Bayer Leverkusen, ku ishte pranë drejtorit të marketingut Carsten Cramer dhe diskutoi edhe me drejtorin teknik Sven Mislintant.
Ish trajneri i Ajaxit vazhdimisht ka qenë afër Dormtundit edhe shkaku që ka një lidhje fantastike me ish futbollistin Matthias Sammer, që është këshillues në klub.
Ten Hag padyshim do të jetë një nga opsionet e Dortmundit për të zëvendësuar Nuri Sahin, që mbetet në presion pasi renditen në pozitën e nëntë në tabelë.
Rol të rëndësishëm në të ardhmen e mundshme së Sahin do të ketë edhe Liga e Kampionëve pasi “Verdhëzinjtë” janë afër të avancojnë direkt, por nëse dështojnë atëherë mund të ndryshojë situata.