Ten Hag: Ronaldo do t’i heshtë të gjithë kritikët - NACIONALE

Ten Hag: Ronaldo do t’i heshtë të gjithë kritikët

1 vit më parë

nga NACIONALE

Trajneri i Manchester United, Erik ten Hag, i ka dhënë mbështetjen e tij Cristiano Ronaldos, pavarësisht se ky i fundit e ka nisur shumë dobët sezonin e ri. Holandezi u shpreh se sulmuesi portugez do t’i heshtë të gjithë kritikët.

Djajtë e kuq pasi humben dy ndeshjet e para në kampionatin anglez, u kthyen në formë duke fituar në katër ndeshjet në vazhdim, duke përfshirë fitoret ndaj Liverpool dhe Arsenal.

Ronaldo bench Man Utd 2022-23

Ronaldo ka zënë vend në bankën rezervë me kthimin e Marcus Rashford në fushë, dhe sulmuesi portugez ka startuar vetëm një herë deri më tani në Premierligë, ndërsa në pesë ndeshjet tjera ky hyrë në fushë nga banka rezervë, duke mos regjistruar asnjë gol apo asistim në këto gjashtë paraqitje.

Ten Hag - Ronaldo - 2022-23

Në një intervistë për Sky Sports, Ten Hag tha: "Është krejt normale. Kishim shumë lojtarë që paraqiten mirë për kombet e tyre. Disa lojtarë që janë ndoshta në një formë më pak të mirë, por një nga ata që mund të merret me këtë situatë është Cristiano Ronaldo. E gjithë bota e shikon karrierën e tij dhe kanë pritshmëri të mëdha prej tij dhe jam i sigurt se ai do të kthehet. Gjithë karrierën e tij ai ka shënuar dhe ka bërë mirë dhe besoj se ai do t’i heshtë të gjithë. Unë kam besim të plotë në të."

37-vjeçari ka shënuar vetëm një gol këtë sezon, dhe atë në Ligën e Evropës, kundër Sheriff që erdhi nga penalltia. Ai gjithashtu hasi në vështirësi edhe me kombëtaren e tij, duke dështuar të gjejë rrjetën edhe ndaj Republikës Çeke e asaj spanjolle, pavarësisht se mundua dhe krijoi raste.

Ronaldo [frustrated] 2022-23

Një nga më të mirët e historisë ka qenë cak i mediave si portugeze ashtu edhe mbarë botërore, për paraqitjet e tija, pasi që nuk po arrinte të kishte ndikimin e tij në ndeshjet me Portugalinë dhe sërish po luante nga fillimi para disa lojtarëve mjaftë në formë me skuadrat e tyre, siç është rasti i Rafael Leaos të Milanit.

Sulmuesi portugez do të shpresojë të luajë rolin e tij në derbin e Manchesterit më vonë sot, megjithatë, ai mendon për një kohë afatgjate, ku do të kërkojë vetëm të gjejë formën e tij përpara në Kupës së Botës që fillon muajin e ardhshëm në Katar.

Lajme të ngjashme