Ten Hag i sigurt se Man United nuk eliminohet nga garat evropiane - NACIONALE

Ten Hag i sigurt se Man United nuk eliminohet nga garat evropiane

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri Erik ten Hag është optimist se Manchester United mund ta mposhtë Bayern Munichun për të qëndruar në Evropë, derisa luten për një mrekulli në Ligën e Kampionëve.

“Djajtë e Kuq” kanë vetëm katër pikë duke qenë në fundin e tabelës, ndërsa të martën zhvillojnë përballjen ndaj Bayernit.

United duhet të bëhet skuadra e parë që e mposht skuadrën gjermane në fazën grupore që nga viti 2017 dhe njëkohësisht të shpresojë që Copenhagen – Galatasaray përfundon barazim.

Nuk e di. E di që kurrë nuk mendoj për skenarin negativ. Mendojmë pozitivisht, pra e dimë se çfarë duhet të bëjmë”.

Duhet të fitojmë për të qëndruar në Evropë, pra gjithçka është lidhur me këtë”.

Duhet ta përgatisim skuadrën që me besim mund t’ia dalim dhe mendoj se e kemi dëshmuar në javët e fundit se kur jemi në formë, ne mund t’ia dalim”.

Ten Hag ndër të tjera shtoi se Man United ka kualitetin për ta mposhtur Bayernin, edhe pse s’janë konsistent.

Është skuadra jonë (qe më jep shpresë). Nuk jemi konsistent, kjo është e qartë”.

Kemi gjithashtu paraqitje shumë të mira dhe të larta, kështu kur jemi në shpirtin e duhur atëherë mund ta bëjmë, të mposhtim çdo kundërshtar”.

Ndeshja ndaj Chelseas më jep besim, ndaj Evertonit edhe me Galatasary”.

“E di që skuadra mund të përformojë në nivelin më të lartë dhe nuk është që e kemi bërë para tre muajve. E bëmë javën e kaluar, pra e di që mund t’ia dalim”.

Old Trafford nuk është ndonjë vend i mirë për kundërshtarët dhe jemi në dijeni. Fillon me ne, mirëpo kuptohet shpreson që tifozët të jenë të bashkuar”.

Sa të jem këtu, kam gjithmonë ndjenjën se jemi absolutisht së bashku. Kemi një lidhje të fortë mes skuadrës dhe tifozëve”.

Lajme të ngjashme