Ten Hag i shqetësuar me fillimin e ngadaltë të Rashfordit
Trajneri i Machester Unitedit Erik ten Hag insiston se sulmuesi Marcus Rashford është duke punuar shumë për të shënuar gola, por është në dijeni që duhet të bëjë më mirë.
Anglezi këtë sezon nuk e ka treguar formën e vitit të kaluar, pasi ka realizuar vetëm një herë në tetë ndeshjet e para.
Ten Hag ka dhënë një përgjigje lidhur me fillimin e ngadaltë të Rashfordit, duke pranuar se është paksa i shqetësuar me gjendjen aktuale.
“E di që mund të bëj më mirë se tani. Punon shumë, do të shënojë, golat do të vijnë por jo automatikisht”.
“Duhet të investojë në vete, skuadra duhet të investojë shumë te ai. Ndaj Palace ne ishim në vendet e duhura, por vendimet nuk ishin të mira mjaftueshëm prandaj edhe nuk shënuam gola”.
Manchester United ka vetëm nëntë pikë në shtatë ndeshje, që është fillimi më i dobët në 34 vitet e fundit, derisa kanë realizuar vetëm shtatë gola duke pësuar 11.
Skuadra e Ten Hag do të zhvillojë edhe dy paraqitje para pushimit ndërkombëtar, ku do ta presin Galatasarayn në Ligën e Kampionëve dhe pastaj i shkojnë Brentfordit në kuadër të Premierligës.