Ten Hag e lë Martialin të stërvitet i vetëm pasi s’është në formë të mirë fizike
Sulmuesit Anthony Martial i është kërkuar të stërvitet i vetëm derisa ta përmirësojë gjendjen e tij fizike, pastaj Erik ten Hag do të konsiderojë ta ftojë.
“Mail Sport” raporton se francezi s’ka stërvitur me bashkëlojtarët që kur u sëmurë muajin e kaluar, gjë që ndikoi të mungojë edhe në humbjen 3:0 ndaj Bournemouth më 9 dhjetor.
Ten Hag nuk ka dhënë shumë informata për Martial në javët e fundit, duke thënë se vetëm s’është në formë para barazimit 2:2 ndaj Tottenhamit.
28-vjeçari ka vuajtur nga lëndimet vazhdimisht, e si pasojë edhe e ka humbur formën fizike që kur u sëmurë muajin e kaluar.
Kështu, tekniku holandez ka vendosur që Martial duhet të stërvitet i vetëm derisa të rikthehet në formë të mirë fizike.
Martial vlerësohet se nuk është mjaftueshëm i mirë për t’u stërvitur me bashkëlojtarët duke marrë parasysh intensitetin e punës që trajneri e kërkon nga lojtarët.
Një numër i madh i lojtarëve të Man Unitedit kanë qenë të sëmurë muajin e kaluar. Marcus Rashford mungoi në përballejn ndaj Bayern Munichut shkaku i “norovirusit”, por u rikthye ditë më vonë në barazimin pa gola ndaj Liverpoolit.
Stërvitjet individuale për lojtarët e rikthyer nga lëndimi është praktikë standarde te Unitedi, por tani sa do të zgjasë varet vetëm nga Martiali.
Francezi do të jetë agjent i lirë në fundin e sezonit dhe pritet të largohet në fundin e sezonit, shkaku që s’i është ofruar ndonjë kontratë e re.
Man United është i hapur për ta shitur francezin ose edhe për ta lënë të lirë në janar, meqenëse duan të shpëtojnë nga paga e tij javore prej 250 mijë funteve.