Ten Hag del në mbrojtje të Glazers: Pronarët duan që ne të fitojmë
Trajneri i Manchester United, Erik ten Hag, ka thirrur për bashkim duke parë protestat Anti-Glazers nga djajtë e kuq. Holandezi ka insistuar se pronarët amerikan e duan suksesin e skuadrës aq sa e duan edhe tifozët.
Tifozët e Unitedit janë duke planifikuar protesta në ditën e ndeshjes ndaj Liverpoolit, pra këtë të hënë më 22 maj.
Ten Hag ka thirrur për bashkim të gjitha palët, në mënyrë që t’i ndihmojnë skuadrës të kthehen nga forma e dobët e dy ndeshjeve të para në Premierligë.
Ten Hag on the Glazers:
— James Robson (@jamesalanrobson) August 19, 2022
I can only say the owners want to win and the fans, we want them behind the club. I can understand (anger) sometimes - but I am not that long in the club to see all the background.
We have to fight together and be unified. #mufc
Protestat
Arsyeja e thirrjeve për protesta sigurisht që është fillimi i dobët, që ka lënë Manchester Unitedin në fundin e tabelës për herë të parë pas vitit 1992, por tjetër arsye e fortë është edhe afati kalimtar ku skuadra e tyre nuk është se ka qenë mjaftë aktive.
Fuck the transfer #EmptyOldTrafford #EMPTYOLDTRAFFORDNOW #GlazersOut #GlazersSellManUtd pic.twitter.com/MmPrmB7lTa
— Glazers out (@Glazerspissoff) August 19, 2022
Mesazhi “#EmptyOldTrafford” ka pushtuar rrjetet sociale këto ditë, me tifozët që e shohin të rrugës që këtë protestë ta bëjnë pikërisht në ditën e derbit me Liverpoolin, siç kishin bërë edhe në maj të vitit 2021.
Ten Hag komenton zhvillimet e fundit
Trajneri holandez që erdhi në krye të djajve të kuq këtë sezon, reagoi ashpër, duke thënë: “Mund të them se pronarët e duan fitoren aq sa ne, gjithashtu ne i duam tifozët mbrapa skuadrës.”
“Revoltën mund ta kuptojë nganjëherë, por unë nuk jam aq gjatë në këtë skuadër të di të gjitha prapaskenat. Ne duhet të luftojmë së bashku dhe të jemi të bashkuar për një qëllim”, thotë për fund Ten Hag.

Ekziston një besim i madh se Glazer do ta shesin skuadrën, me miliarderin Jim Ratcliffe që e ka konfirmuar qëllimin e tij për ta blerë skuadrën e fëmijërisë së tij.
Presioni mbi familjen Glazers
Fillimi katastrofik i sezonit me dy humbje, sidomos me humbjen turpëruese në fundjavën e kaluar nga Brentford, gjithashtu zemërimi për afatin kalimtar të dëshpëruar këtë verë, kanë bërë që presioni të rritet mbi pronarët e skuadrës.

Presioni duket se ka filluar të bëjë punë, pasi që tashmë është konfirmuar kalimi i Casemiros nga Real Madridi, me futbollistin që është në plan t’i përfundojë testet mjekësore sot.
Marrëveshja thuhet se është arritur për çmimin prej 60 milionë eurove, por Ten Hag në konferencë ende nuk ka mundur ta konfirmojë kalimin e 30-vjeçarit.