Të premten hidhet shorti për gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës
Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka njoftuar se këtë të premte do të hidhet shorti për gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës.
Tashmë kanë mbetur vetëm katër skuadra që po garojnë për trofeun e dytë më të rëndësishëm në Kosovë, e që të siguron një vend direkt në raundin e dytë kualifikues për Ligën e Konferencës.
Ballkani dhe Drita përpos titullit e synojnë trofeun e Kupës, derisa Prishtina dhe Suhareka e shohin si ‘biletë’ të vetme për të dalë në Evropë.
Të premten do të tërhiqet shorti ku do të mësohen dy gjysmëfinalet, që do të zhvillohen me ndeshje ‘vajtje-ardhje’.
“Tërheqja e shortit për fazën gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll do të bëhet të premten (më 15 mars), në orën 13:00, në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës. Pjesëmarrjen në këtë fazë të garave e kanë siguruar Prishtina, Ballkani, Drita dhe Suhareka. Në këtë fazë do të luhet me sistem vajtje-ardhje”, shkruhet në komunikatën e FFK-së.