“Të gjithë i kanë mendimet e tyre”, Arteta i përgjigjet deklaratave të Ferdinandit
Trajneri Mikel Arteta thotë se komentet e Rio Ferdinandit që kanë sugjeruar që do të largohet nga Arsenali për Manchester Unitedin nuk e kanë mërzitur.
E ardhmja e Ten Hagut është nën presion te “Old Trafford”, me Ferdinand që deklaroi se tekniku spanjoll nuk do të hezitonte nëse Unitedi do t’ia ofronte pozitën.
Për këto deklarata, Arteta insistoi se nuk janë të këqija për t’i dëgjuar, por duhet më shumë pozitivitet.
“Jo, mendoj se është pjesë e punës sonë që jemi të ekspozuar te media, te analistët”.
“Ata kanë mendimet e tyre. Gjëja e vetme që e shohim normalisht janë ato që nuk janë pozitive”.
“Kështu që ne theksojmë shumë herë kur ata thonë gjëra të shkëlqyera, bëjnë komente të shkëlqyera dhe pika të shkëlqyera dhe i analizojnë gjërat në një mënyrë vërtet të mirë dhe me një vizion të dikujt që ka përvojë”.
“Unë mendoj se nëse e bëjmë këtë, është shumë më mirë. Megjithatë, ndonjëherë përqendrohemi shumë në pikëpamjet negative”, deklaroi ai.
Kontrata e Artetas skadon në verën e vitit 2025, por ka dhënë indikacione që është i hapur për të nënshkruar kontratë afatgjatë në Londër.
Në afatin kalimtar të janarit, si ai ashtu edhe klubi mohuan sugjerimet që e lidhin me Barcelonën.