“Të gjitha mjetet e mundshme” – Pronarët e PSG-së nga Katari të gatshëm për një ofertë të çmendur për Messin
Siç raportohet, Paris Saint-Germain, është informuar nga pronarët e klubit prej Katari që të arrijnë marrëveshje për kontratën e re me Lionel Messin, ku në dispozicion do të kenë të gjitha mjetet e mundshme për ta bërë një gjë të tillë dhe për mos ta lënë argjentinasin të kthehet në Barcelonë.
Pyetja që vazhdimisht shtrohet është se sa kohë do të qëndrojë shtatë herë fituesi i Topit të Artë në Parkun e Princave ndërsa marrëveshja e tij aktuale përfundon. Siç qëndrojnë gjërat, reprezentuesi argjentinas do të jetë lojtar lirë në verën e vitit 2023.

Deri më tani është folur shumë për suksesin e Messit në Kupën e Botës në Katar 2022, por asnjë dokument nuk është nënshkruar. Mundo Deportivo raporton se bosët e Paris Saint-Germain, të cilët mbështeten nga Katari Sports Investments, kanë marrë një kërkesë nga Lindja e Mesme që u kërkon atyre të mbajnë 35-vjeçarin në skuadër.

Messi, megjithatë, është shumë i lidhur me një rikthim në Barcelonë, ku më parë ka regjistruar rekorde si ai me 672 gola të shënuar dhe gjithashtu është raportuar për një lëvizje të mundshme në Amerikë apo Arabi Saudite. Mundo Deportivo pretendon se: “Nga Doha, kryeqyteti i Katarit, atje ku banojnë ata që vërtet sundojnë në PSG, i kanë dhënë urdhër Al-Khelaifi, presidentit të klubit parisien, që të përfundojnë sa më parë zgjatjen e kontratës së Messit me të gjitha mjetet e mundshme në dispozicion”.

Ka shumë punë për të bërë nga Paris Saint-Germain nëse duan të flasin me Messin për të nënshkruar një marrëveshje të re, ndërsa për një rikthim të mundshëm në Camp Nou thuhet se argjentinasit i duhet të dalë në publik dhe ta pranojë një rol të ri në dhomat e zhveshjes, para një kthimi emocional në Barcelonë.


