“Të bëjmë hap të madh ose Girona ikën”, Gundogan e paralajmëron Barcelonën - NACIONALE

“Të bëjmë hap të madh ose Girona ikën”, Gundogan e paralajmëron Barcelonën

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Mesfushori i Barcelonës Ilkay Gundogan ka paralajmëruar skuadrën që të përmirësohet duke shtuar se nuk iu bashkua klubit për t’i humbur ndeshjet e mëdha.

Barcelona ishte në epërsi pas golit të gjermanit, por që në fund pësoi humbje me rezultat 1:2 nga Real Madridi.

Gundogan e ka vlerësuar këtë humbje si shumë zhgënjyese duke kërkuar nga bashkëlojtarët të përforcohen.

Dua të jem i sinqertë, por nuk dua të them ndonjë gjë që nuk duhet. Sigurisht njerëzit janë të zhgënjyer, pas kësaj ndeshje, këtij rezultati, shpresoj që të ketë më shumë zemërim dhe zhgënjim. Kjo është pjesë e problemit”.

Duhet të ketë emocione, sidomos kur humb. E di se mund të bësh më mirë në këso situata dhe nuk reagon”.

Na duhet të bëjmë një hap të madh ose Real Madrid dhe Girona do të ikin”.

Nuk erdha këtu për t’i humbur këto ndeshje ose ta lëmë hapësirën të krijohet (në kreun e tabelës). Kam përgjegjësi si vetaran që të mos lejojë këso gjëra në skuadër. Na duhet rezistencë".

Ndërkohë, “Helena Condis” raporton se skuadra e Barcelonës kishte mbetur e shokuar me këtë kritikë publike pasi s’ishin mësuar.

Sidoqoftë, fjalët e tij u morën pozitivisht pasi lojtarët e kanë pranuar se janë nën pritshmëri.

Lajme të ngjashme