Tani më e kryer: Arsenal dhe West Ham gjejnë “gjuhën e përbashkët” për Declan Rice
West Ham është pajtuar për të shitur mesfushorin Declan Rice te Arsenali në një marrëveshje prej 105 milionë funteve.
Siç raporton “The Athletic”, dy skuadrat londineze janë pajtuar për çmimin derisa ka mbetur të diskutohet vetëm mënyra e bërjes se pagesave.
Për Rice, ky transferim do të jetë rekord për një lojtar anglez nëse s’ndryshon ndonjë gjë në minutat e fundit.
Arsenal e kishte bërë prioritet nënshkrimin me Rice që para disa muajve dhe pa dy oferta të refuzuara nga West Hami.
🚨 Arsenal have agreed a fee with West Ham to sign Declan Rice. #AFC made £100m + £5m add-ons offer for 24yo England midfielder last night & that has been accepted. Record for British player. Clubs now working to resolve payment terms @TheAthleticFC #WHUFC https://t.co/pVl7o7MXhC
— David Ornstein (@David_Ornstein) June 28, 2023
Man City gjithashtu bëri një ofertë për anglezin, gjë që ndikoi që Arsenali të ndihet i rrezikuar dhe të dërgojë një ofertë të përmirësuar të mërkurën në vlerën e 133 milionë dollarëve.
Pas kësaj, skuadra e Pep Guardiolas u tërhoq nga gara dhe duket se qenë ‘Çekanët’ nuk kishin ndonjë mundësi tjetër përpos ta pranon ofertën e Arsenalit.
Kontrata e Rice ishte paraparë të skadonte në vitin 2024, mirëpo kërkoi largimin meqenëse dëshiron një sfidë të re te ndonjë klub më i madh me të cilët ka synim trofetë.
Rice ka bërë 245 paraqitje për West Hamin që kur debutoi në vitin 2017.