"Ta q****a nënën prostitutë" - Zbulohet çka i tha Pique gjyqtarit në tunel
Gerard Pique që tani ka përfunduar karrierën e tij në futboll, nuk luajti për asnjë minutë në ndeshjen e fundit në fitoren e Barcelonës 2:1 kundër Osasunës, pasi që u ndëshkua me karton direkt të kuq pasi ofendoi gjyqtarin kryesor të takimit, Gil Manzano, kur skuadrat po shkonin drejt tunelit pas përfundimit të pjesës së parë.
Mbrojtësi spanjoll pa vetën të përjashtuar shumë pak minuta pasi bashkëlojtari i tij, sulmuesi polak Robert Lewandowski u përjashtua pas kartonit të dytë të verdhë për shkak të një dueli në ajër ku sulmuesi goditi me bërryl kundërshtarin.
Pique u pa duke ndjekur gjyqtarin e takimit drejt tunelit dhe në raportin e ndeshjes, zyrtari i ndeshjes ka përmendur se qendërmbrojtësi ka abuzuar verbalisht, duke ofenduar rëndë gjyqtarin.

“A e pe atë goditje nga këndi [momenti i golit të Osasunës]? Ju jeni gjyqtari që na keni dëmtuar më së shumti nga të gjithë. Është turp, ta dhjefsha nënën prostitutë”, u tha të kenë qenë fjalët e Gerard Piques drejtuar Gil Manzanos.
Më herët gjatë muajit nëntor, Pique njoftoi se do të pensionohet nga futbolli para Kampionatit Botëror që mbahet në Katar gjatë muajit nëntor dhe dhjetor.

Ai pati një lamtumirë mjaftë të ngrohtë në fundjavë, në paraqitjen e fundit të tij në Camp Nou, por karriera e tij përfundon me një rast kontrovers, duke abuzuar rëndë me gjyqtarin kryesor të takimit.
Piqué arguing with Gil Manzano during the halftime against Osasuna pic.twitter.com/rTugpBaVcN
— FCB One Touch (@FCB_OneTouch) November 8, 2022
Karriera e Piques ishte e mbushur me trofe te Barcelona, ku ka fituar plotë 30 të tillë dhe është në top pesë lojtarët që ka më së shumti ndeshje me fanellën e Barcelonës.
Katalunasit me fitoren në minutat e fundit ndaj Osasunës, shkojnë në pushim, pasi që La Liga nuk luan në fundjavë si ligat tjera evropiane dhe do të kthehet sërish në aksion më 31 dhjetor, dy javë pasi të përfundojë Kupa e Botës, ku e pret rivalin e qytetit, Espanyol.

