Sylvinho tregon pse Armando Broja mungon kundër Ukrainës dhe Gjeorgjisë - NACIONALE

Sylvinho tregon pse Armando Broja mungon kundër Ukrainës dhe Gjeorgjisë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Në prag të sfidave të Ligës së Kombeve, më 7 dhe 10 shtator kundër Ukrainës dhe Gjerogjisë, trajneri i kombëtares shqiptare, Sylvinho, mbajti konferencë për media.

Një nga pyetjet që iu bë atij, ishte rreth pranisë së Armando Brojës në këto ndeshje. Por Sylvinhno tha se për shkak të dëmtimit, në vend të tij do të luajë Myrto Uzuni.

“Më vjen keq për të i uroj shërim të shpejtë. 10-15 ditët e ardhshme nuk do të jetë gati për Kombëtaren. Në vend të Brojës kemi zgjedhur Uzunin.”- tha Sylvinho.

Sylvinho veç tjerash është pyetur edhe nëse portieri Etrit Berisha, ka mbaruar aventurën me kombëtaren shqiptare, por mohoi një gjë të tillë.

Ai tha se Berisha ‘për momentin nuk ka skuadër dhe nuk është në formën më të mirë për të luajtur’.

Lajme të ngjashme