Sylvinho: Nesër është finale, duam vetëm fitore ndaj Ukrainës - NACIONALE

Sylvinho: Nesër është finale, duam vetëm fitore ndaj Ukrainës

1 vit më parë

nga NACIONALE

Përzgjedhësi i Shqipërisë Sylvinho thotë se nesër përballja me Ukrainën është finale, ndërsa “Kuq e Zinjve” iu kryen punë vetëm fitorja.

Shqipëria barazoi në shtëpi me Çekinë para pak ditëve, ndërsa tani duan fitore ndaj Ukrainës dhe njëkohësisht të shpresojnë që çekët ndalen nga Gjeorgjia për t’u promovuar në ligën A të Ligës së Kombeve.

Në konferencë për shtyp, Sylvinho iu ka kërkuar lojtarët të vrapojnë pandalur për t’i arkëtuar pikët e plota në “Air Albania”.

Kur mbrojmë nuk është se janë dy, por me 10 lojtarë. Edhe kur sulmohet janë shumë. Ismajli ka shënuar gol të rëndësishëm për ne me Ukrainën, çdo ndeshje është e ndryshme nga njëra-tjetra. E kemi thënë para tre muajsh që është i vetmi grup që mund të ndodhë çdo gjë, të gjitha kanë bërë Europianin, kanë lojtarë të fortë dhe kanë bërë mirë. Çdo ndeshje është e ekuilibruar. Por ne përgatitim ndeshjen për të fituar, me gjithë respektin për Ukrainën, është teknikisht shumë e fortë. Ne jemi në shtëpi, luajmë me njerëzit tanë. Ne kemi mundësi që nëse fitojmë, ndoshta marrim vendin e parë. Por e përgatitim për të fituar, askush nuk e përgatit për të barazuar. Ne do të jemi nesër në fushë fort, siç kemi bërë gjithmonë. Plus këtu kemi njerëzit, publikun tonë që mendoj se është një avantazh i bukur”.

“Tuci dhe Asani? Unë them gjithmonë që ndeshja e dytë është e vështirë, se janë pak ditë për të përgatitur, mbi të gjitha rikuperimi. Duhet ta kuptojmë situatën, sot kemi stërvitje, nesër kemi një ndeshje për të parë deri pasdite e kuptuar nëse janë rikuperuar 100%. Nëse Tuci është 100% ka mundësi të shkojë në ndeshje. Unë flas gjithmonë me lojtarët, por zgjedhjen pastaj e marr unë. Asani ka bërë rezonancë magnetike dhe duhet vlerësuar. Ai ka mundësi, të shohim, duhet të presim. Por siç e kam thënë, nesër është një ditë tjetër. Asani sot do të bëjë stërvitje vetëm, do të marrë pjesë pak nga pak e të shohim nëse e përfundon apo jo stërvitjen. Nesër do flas me lojtarin. Ai në fushë nuk shkon nëse më thotë “trajner unë jam gati”. Më pas edhe të gjithë mjekët, stafi, unë. Pastaj është fusha që flet”.

“Renditja në grup? Mund të ndodhë thuajse gjithçka. Republika Çeke nuk bie dhe Ukraina nuk merr vendin e parë, vetëm këto nuk mund të ndodhin. Gjeorgjia dhe ne luajmë për gjithçka. Ky është kompeticion shumë i shpejtë, janë 6 ndeshje e mbaroi. Grupi është i ekuilibruar. Nesër do të dalim në fushë, kem një mundësi, do të luajmë për të. Pastaj në fushë janë tre rezultate, do të përgatitim një ndeshje shumë të vështirë. Ukraina ka një skuadër shumë të fortë, kemi mbështetjen e publikut në shtëpi. Do ta provojmë, në fushë nuk shkohet kurrë me frikë, as ata e as ne. Ne shkojmë në fushë për të shfrytëzuar, për të vrapuar si derra, pastaj kur të mbarojë ndeshja ta shohim. Por ne si objektiv duam edhe të marrim vendin e parë që do të ishte perfekt”.

Lajme të ngjashme