Sylvinho: Na duhet vetëm fitorja ndaj Gjeorgjisë - NACIONALE

Sylvinho: Na duhet vetëm fitorja ndaj Gjeorgjisë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Përzgjedhësi i Shqipërisë Sylvinho thotë se nevojitet vetëm fitorja ndaj Gjeorgjisë.

“Kuq e Zinjtë” morën humbjen e dytë radhazi në Ligën e Kombeve, duke u mposhtur në udhëtim te Republika Çeke.

Para ndeshjes me Gjeorgjinë, tekniku brazilian në konferencë për shtyp bëri të ditur se Shqipërisë i kryen punë vetëm fitorja.

“Ne kemi shpenzuar shumë se Çekia është një skuadër shumë fizike, bën edhe tranzicion. Por ta lëmë pas krahëve dhe nesër është ndeshje e vështirë, ky është një grup ku ka ndarje pikësh, në çdo ndeshje mund të ndodhë gjithçka. Nuk e dimë ende, kemi bërë një udhëtim të gjatë nga Praga këtu, kemi ardhur vonë në hotel, do ta kuptojmë nesër. Kemi stërvitjen, të flasim me lojtarët dhe nesër kemi një ditë kohë që të vendosim. Ne kemi lojtarë që mund të hyjnë në fushë dhe i besojmë 100%, por zgjedhjen do ta bëjmë nesër”.

"Presioni për rezultat? Ne duhet të bashkëjetojmë me realitetin. E vërtetë, çdo rezultat që nuk është pozitiv nuk na shërben, na shërben fitorja, tre pikët. Por është e drejtë që nëse flasim për nëntorin që kemi mbylljen e grupit në shtëpi me një avantazh të lehtë, ne duhet të marrim pikë. Nesër është shumë e rëndësishme për ne, ne duhet të shkojmë përsëri në 100%. Ata janë të fortë, por edhe ne, duhet të shkojmë në fushë. Duhen marrë pikë nesër, se përndryshe bëhet e vështirë që të arrijmë objektivat”.

Përballja mes Gjeorgjisë e Shqipërisë zhvillohet të hënën me fillim nga ora 18:00.

Lajme të ngjashme