Sylvinho bën vetëm dy ndryshime: Shqipëri – Poloni, formacionet zyrtare
Kombëtarja e Shqipërisë do ta zhvillojë përballjen më të rëndësishme në këto kualifikuese ndaj Polonisë.
“Kuq e Zinjtë” janë rrugës së duhur për t’u kualifikuar në Kampionat Evropian, dhe pak a shumë mund të quhej e kryer nëse arkëtojnë pikët e plota në “Air Albania”.
Përzgjedhësi brazilian Sylvinho ka bërë vetëm dy ndryshim në formacionin bazë në krahasim me ndeshjen e fundit ndaj Republikës Çeke, duke futur Mryto Uzunin në vendin e Taulat Seferit dhe zëvendësuar Etrit Berishën me Thomas Strakoshën.
Përndryshe formacioni mbetet i njëjtë, pra: Strakosha; Hysaj, Ismajli, Gjimshiti, Mitaj; Asllani, Ramadani, Bajrami; Asani, Cikalleshi, Uzuni.
Ndërkohë, Polonia do ta nis me këtë formacion (4-4-2): Szczesny; Kaminski, Bednarek, Kedziora, Cash; Kiwior, Zielinski, Szymanski, Krychowiak; Bereszynski, Lewandowski.
Ndeshja do të zhvillohet në Tiranë më fillim nga ora 20:45.