Sylvinho: Arbër Hoxha e Mirlind Daku ishin vendimtar, nuk do ta harrojmë këtë ndeshje
Përzgjedhësi i Shqipërisë Sylvinho thotë se asnjëherë nuk do ta harrojnë përballjen ndaj Kroacisë, ndërsa ka lavdëruar dyshen nga Kosova Arbër Hoxha e Mirlind Daku për paraqitjen e tyre.
Hoxha e Daku hynë si zëvendësues dhe i dhanë një energji të madhe Shqipërisë, duke ndihmuar që ta fitojnë një pikë ndaj Kroacisë.
Pas ndeshjes, tekniku brazilian nënvizoi se asnjëherë s’do ta harrojnë një përballje të tillë.
“Shumë, shumë i kënaqur me barazimin, me shpirtin e garës, sakrificën e lojtarëve në fushë. Kjo na përfaqëson neve. Kjo pikë shërben për gjithë jetën. Jemi ekip me moshë të re dhe është hera e dytë në Evropian. Do të hyjmë në fushën e lojës që të luftojmë me zemër dhe të marrim përvojë që jep një turne si Evropiani. Do të luajmë 90 minuta me të gjithë. Kjo është një ndeshje që do ta mbajmë mend gjithë jetën”.
“Hoxha e Daku ishin vendimtarë. Hoxha ka luajtur edhe ndaj Italisë. Daku është për herë të dytë apo të tretë me ne dhe është lojtar shumë i mirë. U zgjodh pikërisht Daku për shkak të karakteristikave. Brojës i duhet hapësirë, ndërsa Daku lufton shumë në hapësira të ngushta”, deklaroi ai.
Ndërkohë, përballja e fundit e Shqipërisë në grupe është ndaj Spanjës.