Superliga Evropiane fiton rastin në gjykatën e Madridit, klubet nuk rrezikohen më nga UEFA dhe FIFA
Turneu i quajtur Superliga Evropiane i krijuar në formatin e një lige të re në futboll, për të vetmin qëllim që të ishte e frytshme financiarisht për klubet tashmë ka marrë një lehtësim. Gjykata e Madridit ka thënë se klubet që dëshirojnë të marrin pjesë nuk mund të dënohen nga FIFA dhe UEFA.
Themeluesit e Superligës, A22, sot kanë marrë vendimin nga Gjykata e Madridit në dobi të klubeve, që i mbron nga çfarëdo lloj ndëshkimi nga institucionet më të larta të futbollit. Kjo vjen pasi FIFA dhe UEFA i qortuan skuadrat që konfirmuan pjesëmarrjen në ESL, që u formua në prill të vitit 2021.
Tani pas një tjetër apelimi në Gjykatën Spanjolle, vendimi ka shkuar në favor të A22. Ky zhvillim i ri u raportua nga Ben Jacobs i CBS Sports, i cili ndau detaje në lidhje me disa nga dokumentet gjyqësore nga kjo çështje. Këto dokumente flasin për mënyrën se si FIFA dhe UEFA kanë përdorur fuqitë e tyre disiplinore për të krijuar një monopol në çdo garë të pavarur të futbollit profesionist.
🚨 Exclusive: A22, promoters of the European Super League, have won their appeal in a Madrid court meaning Super League clubs can't be punished by UEFA or FIFA. This was granted after ESL formed in April 2021, then overturned. Another appeal was made and has gone in A22's favour.
— Ben Jacobs (@JacobsBen) January 31, 2023
Dokumentet thanë: “Të pretendosh se, jashtë ekosistemit të UEFA-s dhe FIFA-s, mund të krijohej lirisht një garë e pavarur futbolli profesioniste që mund të konkurronte me të tyren, pa ndërhyrjet e tyre, tregon naivitetin më të madh, sepse të pandehurit kanë një treg kaq të fortë, pushtetin. Ata kanë krijuar një monopol, ku kanë lëshuar deklarata publike, që kanë çuar në procese gjyqësore si kjo tani.”
“Problemi qëndron në faktin se rreziku i përdorimit arbitrar nga FIFA dhe UEFA i fuqisë së tyre disiplinore nuk është i kufizuar në pasojat e efekteve të tij brenda garave që ata menaxhojnë, por mund të përdoret nga ata për të luftuar çdo garë që nuk zhvillohet nën ombrellën e tyre.

“Iniciativa e sipërmarrësit që dëshiron të hyjë në garë sulmohet nga monopolisti që nuk e do dhe përdor pushtetin për të penguar. Arsyetimi i mundshëm i sjelljes së FIFA-s dhe UEFA-s si një përpjekje për të mbrojtur modelin sportiv evropian është, i pabazë dhe një justifikim i dobët.”
Turneu u krijua për të krijuar një ligë të re futbolli, e cila do të ishte më e frytshme financiarisht për klubet. Anëtarët themelues të kësaj gare ishin Manchester United, Liverpool, Manchester City, Chelsea, Tottenham Hotspur, Arsenal, AC Milan, Inter Milan, Atletico Madrid, Real Madrid, Barcelona dhe Juventus.
A22 statement on the Madrid court ruling. They say it allows them to proceed “free of threats”. ECJ ruling in spring is still key. In December, a non-binding Advocate General recommendation concluded FIFA/UEFA are not in breach of competition law. https://t.co/zJV3LYsGRG pic.twitter.com/Cfv4NCnYjM
— Ben Jacobs (@JacobsBen) January 31, 2023
Por nga këto 12 klube, nëntë u larguan nga sipërmarrja dhe ESL u rrëzua në më pak se 48 orë pasi u krijuar në vitin 2021. Por Real Madridi, Barcelona dhe Juventusi mbetën ende të përkushtuara ndaj projektit.
