Superkompjuteri parashikon fituesin e “Euro 2024” - NACIONALE

Superkompjuteri parashikon fituesin e “Euro 2024”

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kombëtarja e Anglisë do ta fitojë Kampionatin Evropian “Euro 2024”, së paku kështu e ka bërë parashikimin superkompjuteri.

“Tre Luanët” ndodhën në anën e “favorshme”, ndërsa në 1/8 e finales do të përballen me Sllovakinë.

“Opta” si gjithnjë ka bërë parashikimet, ndërsa e shohin Anglinë si favorin kryesor – të cilët i kanë vlerësuar me 19.12 për qind gjasa, ndërsa pas tyre është nikoqir, Gjermania më 16.09 për qind.

Ajo që është befasi është që kampioni aktual i Evropës, Italia ka vetëm 4.46 për qind gjasa, atë prapa Holandës, e cila është vlerësuar me 6.73 për qind.

Lista e plotë:

Përndryshe, faza e parë e eliminimit direkt do të nis të shtunën, ku Zvicra ia bën “sefte” ndaj Italisë, ndërsa tre orë më vonë Gjermania përballet me Danimarkën.

Lajme të ngjashme