Super Shala, Dukagjini rikthen epërsinë ndaj Europas
Dukagjini ka kthyer epërsinë ndaj Europas menjëherë në fillimin e pjesës së dytë.
E tëra nisi me një aksion tejet të shpejtë, ku Mërlaku e gjeti për mrekulli Arbër Shalën që e kishte të lehtë të shënonte në portën vendase (47’).
Kësisoj, klubi nga Klina po vazhdon në rrugën e duhur drejt kualifikimit me rezultatin e përgjithshëm që është 2:4.