Hammarby triumfon ndaj Goteborg, Selmani rigjen golin - NACIONALE

Hammarby triumfon ndaj Goteborg, Selmani rigjen golin

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Hammarby ka shënuar fitore komode në shtëpi ndaj Goteborg, sfidë ku Astrit Selmani realizoi golin e fundit të ndeshjes.

Skuadra suedeze triumfoi me rezultat bindës 3:0, ndeshje të cilën e dominuna nga minuta e parë.

Mesfushori Nahir Besara përfitoi nga një asistim i bukur i Jeahze për të hapur serinë e golave në përfundimin e pjesës së parë (43').

Ndërsa, ishte Gustav Ludëigson që dyfishoi rezultatin pas një asistimi të Paulsen (49').

Kurse, fitoren e vulosi askush tjetër përpos Astrit Selmanit me një gol nga pika e barhë.

Qendërsulmuesi që nuk u ftua në ndeshjet e qershorit nga Alain Giresse, hyri si inkuadrues në minutën e 46-të dhe pastaj arriti të realizojë në portën kundërshtare.

Zhvillohej minuta e 72-të, kur kosovari u faullua në sulm dhe arbitri akordoi penallti.

Padyshim, 11-metërshin e fituar e gjuajti vetë duke goditur në të majtën e portës por mos t'i dhënë asnjë shans portierit kundërshtar.

Selmani: Ndihem mirë, jam këtu sa të dojë klubi

Sulmuesi Astrit Selmani foli menjëherë pas fitores dhe golit të shënuar.

Kosovari deklaroi se është shumë i lumtur te skuadra suedeze dhe do të qëndrojë sa t'ia kërkojë klubi.

"Kam qenë në formë të mirë në stërvitje, prandaj është mirë që jam shpërblyer me një gol. Por, mbi të gjitha mirë me një fitore kështu. Ne zhvilluam ndeshje të mirë nga fillimi deri në fund".

"Jam këtu sa të më dojë klubi këtu. Unë lulëzoj dhe ndihem mirë këtu”, deklaroi ai.

Lajme të ngjashme