"Super kurdisje", tifozët e "gozhdojnë" klubin e Prishtinës pas humbjes ndaj Trepçës '89 - NACIONALE

"Super kurdisje", tifozët e "gozhdojnë" klubin e Prishtinës pas humbjes ndaj Trepçës '89

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Tifozët kanë 'gozhduar' klubin e FC Prishtinës duke i akuzuar për kurdisje të ndeshjes pas humbjes nga Trepça '89.

Prishtina ishte në epërsi deri vonë ndaj skuadrës mitrovicase, por pasi Dukagjini barazoi rezultatin ndaj Ferizajt, Trepça '89 bëri një përmbysje për ta fituar takimin.

Goli i dytë i mitrovicasve ishte tejet i dyshimtë, gjë për të cilin kanë reaguar edhe shumë tifozë të Prishtinës pas përfundimit të ndeshjes.

"Bojkot FC Prishtina. Nuk ja vlen mi kqyr ma, edhe pse në zemrën time gjithmonë je".

"Hehehehe kjo s'është e mirë për fudbollin turp edhe për klubin Prishtina me ra në këtë nivel".

"Marrja e Zotit, gaz na bonën", ishin vetëm disa nga qindra komentet që e akuzuan klubin bardhëkaltër.

Sidoqoftë, edhe pas fitores - Trepça '89 nuk arriti ta sigurojë barazhin pasi Ferizaj bëri një "përmbysje" ndaj Dukagjinit duke e dërguar skuadrën mitrovicase në Ligën e Parë.

Ferizaj në barazh do të përballet me Lirinë e Prizrenit, aty ku do të mësohet emri i skuadrës që do të luajë në elitë edicionin tjetër.

Lajme të ngjashme