Super ‘goditje’ nga Tirana: Transferon portierin e talentuar Abdullahu
Tirana ka transferuar portierin e talentuar Mustafë Abdullahu.
19-vjeçari njihet për kualitetin e lartë pavarësisht moshës së re, ndërsa ka nënshkruar kontratë për pesë vitet në vijim.
Përmes një video të bukur, Tirana i njoftoi mirëseardhje kosovarit që do të jetë pjesë e tyre së paku deri më 2028.
“KF Tirana njofton afrimin e portierit Mustafë Abdullahu!
Futbollistët e talentuar e kanë pasur gjithmonë derën e hapur për t'u bërë bardheblu dhe Abdullahu është njëri prej tyre.
19-vjeçari nga Kosova ka firmosur me klubin tonë kontratën 5-vjeçare.
Klubi i uron mirëseardhje portierit të ri dhe suksese me fanellën tonë”, shkruhet në komunikatë.
Ndërkohë, Abdullahu në të kaluarën ishte pjesë e Feronikelit dhe pastaj te Besa e Kavajës, kurse tani ka bërë lëvizjen e madhe në karrierë duke nënshkruar me ‘bardhëblutë’.