Super Albin Berisha, shënon golin e fitores për Petrolul në debutimin e tij (VIDEO) - NACIONALE

Super Albin Berisha, shënon golin e fitores për Petrolul në debutimin e tij (VIDEO)

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi kosovar, Albin Berisha, ka debutuar në mënyrën më të mirë në Superligën e Rumanisë, aty ku ka shënuar golin e fitores në minutat shtesë për Petrolul Ploiesti.

23-vjeçari u transferua në elitën romune 11 ditë më parë nga Kampioni i Kosovës, Ballkani, për 230 mijë euro, duke nënshkruar kontratë trevjeçare.

Debutimi i tij sot erdhi nga banka rezervë, kur u inkuadrua në lojë me të filluar pjesa e dytë.

Skuadra e tij ishte duke humbur 1:0 pas pjesës së parë nga Poli Lasi.

Musi barazoi rezultatin në minutën e 60-të, ndërsa super Berisha shënoi gol të bukur në minutat shtesë, që pikët e plota nga ky takim të mbeteshin në Petrolul.

Ky për kosovarin është debutim ëndrrash. Paraqitjet e tij shumë të mira në kampionatin e Kosovës ranë në sy dhe mundi i tij u shpërblye.

Kujtojmë se në Rumani po shkëlqejnë edhe Albion Rrahmani e Ermal Krasniqi, që luajnë për Rapid Bukureshtin.

Lajme të ngjashme