Sulmuesi i Serbisë: E tërë zhveshtorja në heshtje totale, Zvicra e meritoi - NACIONALE

Sulmuesi i Serbisë: E tërë zhveshtorja në heshtje totale, Zvicra e meritoi

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi më në formë i Serbisë, Aleksandar Mitrovic, edhe në këtë ndeshje shënoi për skuadrën e tij, por kjo nuk mjaftoi, pasi Zvicra e udhëhequr nga Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri shënuan fitore 3:2 për t’i dërguar serbët në shtëpi dhe sulmuesi i Fulhamit në konferencë për shtyp tha se ata e merituan kalimin tutje.

"Nuk di çfarë të them. Shumë emocione. Në dhomën e zhveshjes ishte heshtje totale. Një disfatë e vështirë, një moment i vështirë për të gjithë ne. Nuk di çfarë të them. Jemi vërtet bosh. Ne bëmë më të mirën, maksimumin tonë. Natyrisht nuk mjaftoi. Jemi të zhgënjyer. E dimë mbështetjen që kemi pasur dhe nuk e prisnim këtë. Çfarë ka. Kur ishte mirë, lëvdatat vërshuan. Tani atje do të jetë kritika, duhet ta durojmë stoikisht. Mendërisht, do të duhet patjetër kohë për t'u qetësuar, për të analizuar, në këtë moment ky ishte maksimumi jonë. Nuk mjaftoi. A mund të kishim bërë më mirë në disa detaje... Zvicra ishte më e mirë sot dhe e meritonte të kalonte. Le ta kalojmë këtë dhe të shkojmë për fitore të reja”, tha ndër tjera Mitrovic.

Kujtojmë se Shaqiri shënoi golin hapës të takimit dhe ishte ai që nisi golin e tretë dhe të fitores me një pasim të bukur, teksa Granit Xhaka u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes në fund.

Lajme të ngjashme