Suarez e mbështet Nunezin: E pashë duke qarë, i nevojitet dashuri dhe mbështetje
Ikona e Liverpoolit Luis Suarez ka treguar një histori me Darwin Nunez, i cili ka qarë në dhomën e zhveshjes, duke kërkuar që 25-vjeçarit t’i jepet dashuri dhe mbështetje.
Sulmuesi i Inter Miamit ka treguar një incident që ndodhi gjatë kohës kur ishin te Uruguai, kur Nunez mori kritika nga përzgjedhësi Marcelo Bielsa.
Bielsa e qortoi Nunezin në pjesën e parë në sy të tërë skuadrës dhe Suarez ka dhënë mbështetje për sulmuesin e Liverpoolit.
“E pashë Darwin duke qarë dhe i thashë “Ti je këtu me meritë, shkaku i punës së fortë, je golashënues dhe më i miri”.
“Duhet të vazhdosh kështu, harro çfarë thonë të tjerët. Pastroje fytyrën, dil jashtë dhe shkatërroi”.
“Prandaj kur ai shënoi golin, isha i pari që më përqafoi. Për mua, Darëin ka nevojë për dashuri dhe mbështetje, asgjë tjetër”.
“Pastaj u takova me trajnerin dhe më tha “Nuk je duke e ndihmuar me këto gjëra”, i thashë se duhet ta mbështesja. Pas fitores, Bielsa më uroi dhe më tha ‘E dini çfarë ndodh? Nëse nuk flas me të kështu… E patë se çfarë vrapoi në pjesën e dytë” – dhe i thashë se pjesa ime ishte ta mbaja atë".
Liverpool pagoi 85 milionë funte për Nunezin nga skuadra portugeze Benfica në verën e vitit 2022. Ai ka zhvilluar 103 ndeshje, duke regjistruar 34 gola dhe 18 asistime.
Së fundmi, Nunez ishte në stol në fitoren ndaj Crystal Palace, ndërsa do të shpresojë të luajë më 20 tetor kundër Chelseas.