Stuttgart e ndal Bayernin me barazim, Leipzig triumfon ndaj Dortumundit
Bayern Munich nuk ka arritur të kthehet te fitoret, duke barazuar sërish, kësaj radhe me Stuttgartin 2:2, teksa në anën tjetër Leipzig i ka shkaktuar një humbje të dhimbshme Borussia Dortmundin me rezultat 3:0.
Bayern Munich – Stuttgart
Në ndeshje tjetër e dominuar nga skuadra Nagelsmann, por që sërish nuk arrin të bind me rezultat të mirë si në ndeshjet e para të sezonit.
Zhbllokimin e rezultatit e arriti talenti 17-vjeçar Mathys Tel pas 36 minutave të zhvilluara lojë, përmes një asistimi të mbrojtësit anësor, Alphonso Davies.
Ky ishte edhe goli i vetëm i pjesës së parë edhe pse Bayerni po sulmonte vazhdimisht.
Në pjesën e dytë mysafirët e nisën pak më vrullshëm, ku fillimit shënoi me anë të Guirassy, por që ky gol i minutës së 52-të u anulua pas rishikimit të VAR-it.
Nuk vonoi shumë goli i barazimit, ku në minutën e 57-të, mesfushori Chris Fuhrich shënoi për 1:1 pas asistimit të Mavropanos.
Bayerni u hodh në sulm menjëherë, duke shënuar gol pas vetëm tre minutave, pra në minutën e 60-të, golashënues ishte ylli Jamal Musiala, ndërsa asistoi i ardhuri në këtë verë Noussair Mazraoui.
Stuttgart barazoi gjithçka në minutat shtesë të takimit, me anë të një penalltie të konkretizuar nga Guirassy, kështu duke i shkaktuar Bayernit barazimin e tretë rresht në Bundesligë.
Tani ata gjendën në pozitën e parë në tabelë me 12 pikë, të ndjekur nga Freiburg me pikë të njëjta por që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.
Leipzig – Borussia Dortmund
Leipzig e ardhur nga një humbje e turpshme nga Liga e Kampionëve në mes javë ndaj Shakhtar Donetsk, duket se tërë mllefin e ka kthyer te Borussia e Dortmundit, duke i shkaktuar një humbje 3:0.
RB Leipzig arriti t’i shënonte dy gola në pjesën e parë të takimit, teksa golin e fundit e shënoi në 6 minutat e fundit.
Golin e parë të takimit e shënoi Willi Orban, qysh në minutën e gjashtë të takimit pas një asistimi të Szoboszlait.
Dyfishimi i epërsisë erdhi në minutën e fundit të pjesës së parë, me anë të asistuesit të golit të parë Dominik Szoboszlait, ndërsa kësaj radhe asistoi Simakan, për 2:0.
Golin e fundit dhe të humbjes së hidhur për Dortmundin, e shënoi Haidara në minutën e 84-të, gjashtë minuta pasi hyri në fushë në vend të Forsbergut.
Ky ishte edhe rezultati final, pra 3:0, që qon Leipzigun në pozitën e 10-të në ta tabelë me tetë pikë, ndërsa Dortmund mbetet e katërta të paktën deri nesër me 12 pikë të grumbulluara në gjashtë ndeshje, ku humbi mundësinë e marrjes së kreut të tabelës.
Ndeshjet tjera që u zhvilluan në këtë orar përfunduan kështu:
Hoffenheim 4:1 Mainz;
Frankfurt 0:1 Wolfsburg;
Hertha 2:2 Leverkusen.
