Strategjia e çmendur e Artetas: Punëson “ekip xhepashëve profesionist” për t’i dhënë leksion lojtarëve
Trajneri Mikel Arteta ka përdorur një strategji të pazakontë për t’iu dhënë lojtarëve leksion që gjithnjë të jenë të përgatitur.
Sipas “The Athletic”, tekniku spanjoll ka punësuar një ekip “xhepashëve profesionist” për t’ua marrë lojtarëve gjërat e vlefshme që kanë nëpër xhepa gjatë kohës kur ishin duke ngrenë drekë.
“Mikel Arteta punësoi një ekip “xhepashëve profesionist” kur ishin duke ngrenë drekë me lojtarët e Arsenalit”.
“Kjo është pjesa e strategjisë së Artetas. Hajdutët shkuan rreth tavolinës duke marrë telefonat, kuletat dhe gjërat e rëndësishme. Kur përfundoi dreka, Arteta i pyeti lojtarët që t’i zbrasin xhepat, ku disa gjëra kryesore po iu mungonin”.
“Ky ishte mësim se duhet të jenë gati gjatë tërë kohës, gjithnjë për të reaguar”, shkruan ndër të tjera mediumi britanik.
Arsenali këtë sezon synon t’i jep fund pritjes më shumë se 20-vjeçare dhe ta fitojë titullin e kampionit në Premierligë.