Steven Gerrard, njeriu që mund ta vendosë garën për titull në Premierligë - NACIONALE

Steven Gerrard, njeriu që mund ta vendosë garën për titull në Premierligë

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Steven Gerrard ia ka siguruar Aston Villës mbijetesën në Premierligë dhe tani mund ta ketë fjalën përfundimtare edhe në pjesën e lartë të tabelës, ku gara për titull po vjen drejt fundit drithërues.

Dy prej ndeshjeve të fundit të Villës janë kundër dy ekipeve të para, duke nisur sot kundër Liverpoolit, i cili është në kërkim të katërpletës historike, dhe pastaj kundër liderit Manchester City më 22 maj, ditën e fundit të sezonit në Premierligë.

Gerrardi ishte pjesë e skuadrës së Liverpoolit i cili ishte vetëm tri ndeshje larg fitimit të titullit në vitin 2014, por rrëshqitja e tij famëkeqe i ndihmoi Chelseat t’i mundë të kuqtë në Anfield dhe ia mundësoi Cityt ta fitojë titullin.

Tetë vite më vonë, kapiteni legjendar i të kuqve mund të ndikojë në përfundimin e garës për titull, e cila do të zgjasë deri në ditën e fundit.

City prin ndaj rivalit Liverpool – me të cilon Gerrardi e fitoi Ligën e Kampionëve, FA Cup, UEFA Cup dhe League Cup dhe i shënoi 186 gola në 710 paraqitje – me tri pikë më shumë kur kanë mbetur vetëm edhe tri ndeshje deri në fund.

Gerrardi e kishte bërë të qartë se nuk ishte i interesuar për një rikthim emocional në Anfield kur Villa humbi 1:0 ndaj Liverpoolit në paraqitjet e tij të pestë si trajner i Villës në dhjetor.

Ai është po aq i interesuar edhe për llafet se Villa mund të luajë rol vendimtar në garën për titull, duke këmbëngulur se është i përqendruar vetëm të fitojë sa më shumë pikë që të jetë mundur.

“Puna ime është t’i fitoj ndeshjet për Aston Villën dhe kështu do të jetë gjithmonë derisa e përfaqësoj këtë klub”, tha Gerrard të hënën.

Gerrardi u emërua trajner i Villës në nëntor, ku ajo ishte vetëm dy pikë larg rënies nga liga.

Por tani Villa synon ta mbyllë sezonin në vendin e 10-të, pas 10 fitoreve në 23 ndeshjet e para të Gerrardit në stol dhe ndeshjen kundër Liverpoolit do ta nisë nga pozita e 11-të.

“Ata [Liverpooli] janë ekip i klasit botëror. Mbase ekipi më i mirë në botë tani”, theksoi Gerrard.

Lajme të ngjashme