Sterling: Nuk mund ta humbisja kohën time te Manchester City
Raheem Sterling ka treguar pse iu bashkua Chelseas në këtë afat kalimtar veror, duke zbuluar se nuk ishte i gatshëm të pranonte një ofertë të Manchester Cityt që nuk i garantonte pozitën e titullarit, në kohën kur ai është në majën e karrierës së tij.
Magjia e përfaqësuesit të Anglisë te qytetarët zgjati shtatë vite dhe përfundoi këtë verë, duke fituar pothuajse gjithçka me këtë skuadër, përveç Ligës së Kampionëve që ende mungon në sirtarin e tij të trofeve.

Sidoqoftë, sezoni i fundit te City nuk ishte më i miri i tij i mundshëm pasi që shpeshherë nuk e pa vetën e tij në formacionin titullar, pasi që më parë ishte një nga bartësit e skuadrës së Pep Guardiolas.
Chelsea pagoi 57 milionë euro për Sterlingun në korrik dhe ai tashmë ka bërë debutimin e tij me të kaltrit, duke fituar në ndeshjen e parë të tyre në Premierligë ndaj Evertonit me rezultat 1:0.
Pse Sterling mendoi se ishte koha e duhur për t‘u nga Manchester City?
27-vjeçari foli në konferencë për shtyp me të arritur në Londrën perëndimore, duke shpjeguar se pse e ndjeu nevojën për largim nga qytetarët.
“E ndjeva që koha ime në fushë po reduktohej çdo herë më shumë për arsye të ndryshme. Nuk isha i gatshëm të humbisja më shumë nga koha ime. Në të ardhmen nuk do të doja ta rikujtoja një shkëlqim timin pastaj menjëherë një rënie. Një sfidë e re duhej bërë.
Që nga mosha 17-vjeçare unë luaj rregullisht. Kur arrin në majën e karrierës, të mos luash rregullisht është diçka e vështirë për ta pranuar. Unë gjithmonë tentoj të luftojë dhe të ndërrojë skenarin”, tha Sterling.
Join us from Cobham for Raheem's first presser in Blue! https://t.co/LXFPDKjBxY
— Chelsea FC (@ChelseaFC) August 11, 2022
Pse Chelsea është një zgjedhje e mirë për Sterling?
“Me opsionet që kisha, ishte një nga ato ekipet që i përshtatet qëllimeve të mia personale, drejtimi në të cilën po shkon kjo skuadër dhe gjithashtu familja ka një rol në këtë vendim.
Shikoni Chelsean në disa vitet e fundit, mendoj se kanë qenë në katër apo pesë finale. Është një ekip që gjithmonë konkurron dhe ata shkojnë vetëm duke u përmirësuar. Me marrjen e klubit në dorë nga pronësia e re, tani ka kuptim edhe më shumë kalimi im.

Udhëtimi im i plotë ishte i mirë, fillova në Liverpool duke arritur atë që doja, pastaj te City duke jetuar ëndrrën dhe në fund duke u rikthyer në Londër si i rritur. Tash jam në një moshë që e di se çfarë dua nga jeta dhe futbolli, është koha e përkryer për të pasur një sfidë të re”, tha për fund sulmuesi anësor i Kombëtares angleze.
