Statuja e Lionel Messit krah Diego Maradonës dhe Peles në muze
Lionel Messi kaloi hijen e Diego Maradonës duke fituar Kupën e Botës me Argjentinën në dhjetorin e vitit të kaluar dhe një statujë për sulmuesin do të qëndrojë krah legjendës argjentinase dhe të madhit të Brazilit, Pele, në muzeun e Federatës së Amerikës Jugore - CONMEBOL.
Messi duke mbajtur në dorë një kopje të trofeut të kupës së botës qëndron pranë statujës me përmasa reale në një ceremoni zbulimi në selinë e Federatës se Futbollit të Amerikës së Jugut (CONMEBOL) në Luque, Paraguai para shortit të Kupës Libertadores.
“Unë kurrë nuk kisha menduar apo ëndërruar për këtë. Ëndrra ime ishte të shijoja çka dëshiroja kur isha i vogël, të jem futbollist profesional, të bëja çka doja më së shumti në jetë. Kam pasur një rrugë të gjatë, me shumë vendime e shumë humbje, por gjithmonë shikoja përpara drejt triumfit, të arrija te fitorja”, shtoi Messi.

“Mendoj se më e rëndësishmja është të luftosh për ëndrrat tua, që gjithçka është e mundur dhe të shijosh lojën, gjë që është gjëja më ë bukur.”
Lojtarët e Argjentinës dhe trajneri Lionel Scaloni, gjithashtu morën kopje të trofeut të Kupës së Botës dhe Kupës së Amerikës, me këtë të dytën që e fituan në vitin 2021.
Messi ka shënuar 99 gola për kombëtaren e tij dhe do të bëhet lojtari i parë Argjentinas që shënon 100 gola nëse ai realizon të mërkurën e hershme në një ndeshje miqësore ndaj Curaçaos./Orselina Lazraj/

