Statistikë, mungesat, formacionet e mundshme: Gjithçka që duhet të dini për “El Clasicon”
Real Madridi do të jetë nikoqir i Barcelonës të shtunën mbrëma në kuadër të kampionatit spanjoll.
Të dy skuadrat aktualisht po kalojnë një formë të mirë në aspektin sportiv, ndërsa duan vetëm pikët e plota midis “Santiago Bernabeut”, e cila do t’iu ndihmonte në garën për titull.
Megjithatë, fatkeqësisht të dy gjigantët spanjollë kanë mungesa të shumta. Reali është pa shërbimet e yjeve si Dani Carvajal, Rodrygo, Thibaut Courtois dhe David Alaba, ndërsa te Barcelona mungojnë Ronald Araujo, Andreas Christensen, Ferran Torres, Marc Andre Ter-Stegen si dhe është në dyshime Eric Garcia.
Lajmi i mirë për Realin para kësaj sfide është rikthimi i Brahim Diaz, i cili ka qenë jashtë fushës që disa javë, kurse te Barcelona e kanë marrë vetën plotësisht mesfushorët si Frenkie de Jong, Dani Olmo e Gavi.
Formacionet e mundshme:
Real Madrid (4-3-1-2): Lunin; Mendy, Rudiger, Militao, Vazquez; Camavinga, Tchouameni, Valverde; Bellingham; Mbappe, Vinicius
Barcelona (4-2-3-1): Pena; Kounde, Cubarsi, Martinez, Balde; Pedri, Casado; Yamal, Lopez, Raphinha; Lewandowski

Statistikë:
Real Madridi nuk di për humbje në 42 përballjet e fundit në La Liga, ku në rast që nuk mposhtën sonte atëherë do ta barazojnë edhe rekordin e Barcelonës për më së shumti ndeshje të pamposhtur në kampionatin spanjoll (43).
Barcelona në anën tjetër me Flick po kalon një formë të jashtëzakonshme, ku ka regjistruar 13 fitore nga 14 ndeshjet në La Liga.
Statistikë tjetër e hatashme për katalunasit është se Barcelona ka arritur të shënojë së paku dy gola në 16 nga 17 përballjet e fundit në La Liga.
Kujtojmë, "El Clasico" do të nis me fillim nga ora 21:00.