Statistikë interesante, Messi i vetmi lojtar i Argjentinës që ishte në finalen e vitit 2014
Kombëtarja e Argjentinës është duke kërkuar të fitojë Kupën e Botës "Katar 2022" ndaj Francës.
Rezultati vazhdon të jetë i barabartë 0:0 me Argjentinën që është duke dominuar në posedim.
Sidoqoftë, një statistikë interesante është që Lionel Messi mbetet i vetmi futbollist i Argjentinës që ndodhet në këtë finale nëse shihet kombëtarja e vitit 2014.
Para tetë viteve, Argjentina arriti deri në finale ku pësuan humbje nga Gjermania me komplet një skuadër më ndryshe me lojtarë si Javier Mascherano dhe Gonzalo Higuain.
Lionel Messi is the only player from Argentina's 2014 World Cup final in the current squad 🤯
— Football on BT Sport (@btsportfootball) December 18, 2022
He'll be hoping for a better outcome today 🙏#FIFAWorldCup #Qatar2022 pic.twitter.com/cX699CBEzO
Kujtojmë, Kupa e Botës vazhdon të jetë trofeu i vetëm që i mungon shtatë herë fituesit të Topit të Artë në ‘dollap’.