Statistikë e çmendur, Brazili U17 me 81 goditje e nëntë gola të shënuar brenda 90 minutave lojë
Kupa e Botës për U17 është duke u zhvilluar, aty ku Brazili u përball me Kledoninë e Re, për të fituar 9:0. Por diçka tjetër ra në sy më shumë. Në 90 minuta lojë, lojtarët e Brazilit dërguan 81 goditje totale, që është një statistikë e çmendur në futbollin e sotëm.
Skuadra e Brazilit U17 mposhti Kaledoninë e Re 9:0 në Kupën e Botës U17 2023 që po vazhdon të martën. Ylli i Palmeiras, Estevao Willian - i njohur me dashuri si 'Messinho' - ishte në shënjestër për Selecao ndërsa Kaua Elias shënoi një het-trik.

Brazilianët treguan dominimin maksimal në lojë pasi realizuan 81 goditje në total, që është numri më i madh i gjuajtjeve të regjistruara në Kupën e Botës U17 që nga viti 2013 kur Bregu i Fildishtë bëri 42 goditje kundër Zelandës së Re.
81 - O Brasil finalizou 81 vezes contra a Nova Caledônia, o maior registro de chutes de uma equipe em uma partida do Mundial Sub-17 desde, pelo menos, 2013. A maior marca anterior era de 42 arremates da Costa do Marfim diante da Nova Zelândia em outubro de 2013. Incrível. pic.twitter.com/AMVHtYLUTv
— OptaJoao (@OptaJoao) November 14, 2023
Pavarësisht se krijoi një rekord në Kupën e Botës, numri i golave të fundit të Brazilit ishte më i vogël se ai i Anglisë, i cili shënoi 10 gola kundër të njëjtit kundërshtar më herët në grup me vetëm 39 goditje në portë.
Brazili e filloi fushatën e saj me një humbje 2:3 nga Irani në hapjen e turneut të tij, por tani është kthyer në garë për një vend në fazat e eliminimit pas fitores së madhe.

Skuadra e Phlipe Leal do të përballet me Anglinë në ndeshjen e fundit të grupeve të Kupës së Botës U17 më 17 nëntor në stadiumin ndërkombëtar Report Jakarta, ku do ta kërkojnë kualifikimin tutje.