Sport: Kylian Mbappe i hapur për kalimin te Chelsea nëse i plotësohet një kërkesë - NACIONALE

Sport: Kylian Mbappe i hapur për kalimin te Chelsea nëse i plotësohet një kërkesë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi Kylian Mbappe thuhet se ka ndryshuar qasje dhe po e konsideron kalimin te Chelsea në këtë afat veror.

PSG e ka vendosur zyrtarisht në shitje francezin pasi i skadon kontrata vitin tjetër dhe deri më tani ka refuzuar ta rinovojë kontratën.

Mbappe informoi PSG-në se do të qëndrojë edhe një vit pastaj do të largohet si agjent i lirë, me klubin francez që nuk e ka pranuar një mundësi të tillë duke e vendosur në shitje.

Chelsea është skuadra e vetme në Premierligë që ka shprehur interesim serioz dhe sipas “Sport” Mbappe do të ishte i hapur për t’iu bashkuar “Bluve” mirëpo vetëm për një sezon.

24-vjeçari nuk do ta mohonte huazimin te Chelsea për vitin tjetër, por që pastaj të ishte agjent i lirë për t’iu bashkuar Real Madridit falas.

PSG dyshon se Mbappe ka një marrëveshje në parim me “Los Blancos”, andaj edhe po refuzon të rinovojë kontratën apo të diskutojë me klube tjera, siç ishte rasti që as nuk u takua me përfaqësuesit e Al-Hilalit që kishin ofruar plot 300 milionë euro për kartonin e tij.

Përndryshe, Mbappe po vazhdon të stërvitet me ekipin e padëshiruar të klubit francez dhe javët në vijim do të jenë vendimtare për të ardhmen.

PSG gjithashtu pret një ofertë fyese të Real Madridit në ditët e fundit të afatit veror, meqenëse ofertat e klubit madrilen u refuzuan edicionin e kaluar.

Lajme të ngjashme