Sport: Barcelona arrin marrëveshje personale me Nico Williams - NACIONALE

Sport: Barcelona arrin marrëveshje personale me Nico Williams

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Barcelona ka arritur marrëveshje personale me sulmuesin që po shkëlqen në “Euro 2024” Nico Williams, kështu së paku raporton mediumi katalunas “Sport”.

Ashtu siç deklaroi zyrtarisht edhe Joan Laporta, Barcelona që sa javë e ka bërë prioritet anësorin e Bilbaos ndërsa tani duket se është gjetur marrëveshja në parim.

Sipas “Sport”, Barcelona u takua javën e kaluar me agjentin e lojtarit dhe të gjitha kushtet në anën personale tashmë janë kompletuar, ndërsa ka mbetur vetëm që blaugranasit ta paguajnë klauzolën e lirimit.

Tani, Barcelona do ta nisë punën për të paguar klauzolën e Williams, ndërsa pastaj duhet ta regjistrojë lojtarin. Sidoqoftë, kjo e fundit nuk do të jetë problem ngase Laporta ka deklaruar se kanë hapësirën e duhur për ta regjistruar.

Problemi kyç mbetet Bilbao sepse presidenti Jon Uriarte tashmë iu ka bërë me dije se nuk do të negociojë me asnjë klub dhe mënyra e vetme që Williams të largohet është nëse paguhet klauzola e lirimit në vlerën e 60 milionë eurove.

Barcelona tani duhet të gjejë formulen e bashkëpunimit me Bilbaon, që këtë pagesë ta bëjë me keste ngase s’i ka financat për ta blerë direkt.

Lajme të ngjashme